Udhëzime dhe Manuale Pyetjet e Shpeshta

Sa kanale televizive përfshihen në paketat e 1art?
Numri i kanaleve ndryshon sipas paketës së zgjedhur dhe përfshin nga 180 deri në mbi 270 kanale televizive, përfshirë kanale HD dhe sportive.

Si mund të riskenohen kanalet televizive?
Në menynë e TV Box-it zgjidhni Settings, më pas Channel Scan dhe Automatic Scan. Pas përfundimit të procesit, kanalet do të jenë të rifreskuara.

Çfarë duhet të bëj nëse në ekran shfaqet “No Signal”?
Kontrolloni lidhjen e kabllove HDMI dhe energjinë e pajisjeve. Rinisni TV Box-in dhe router-in. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin teknik të 1art.

Interneti dhe Pajisjet

Cila është shpejtësia e internetit që ofron 1art?
Paketat e internetit ofrojnë shpejtësi nga 20 Mbps deri në 200 Mbps me fibër optike dhe stabilitet të garantuar.

Çfarë duhet të bëj nëse në modem ndizet drita e kuqe?
Kontrolloni kabllon e fibër optikës dhe furnizimin me energji. Rinisni modem-in dhe prisni disa minuta. Nëse problemi nuk zgjidhet, kontaktoni ekipin teknik.

Si mund të përmirësoj sinjalin WiFi në shtëpi?
Vendoseni router-in në një pozicion qendror, larg pajisjeve që krijojnë interferencë. Për ambiente më të mëdha rekomandohet përdorimi i pajisjeve shtesë për zgjerimin e sinjalit.

Pagesat dhe Kontrata

A është kontrata obligative?
Kontrata është obligative për periudhën e marrëveshjes së zgjedhur. Përjashtime bëhen vetëm në rastet kur pajisjet janë blerë nga klienti.

Ku mund të bëhen pagesat?
Pagesat mund të kryhen në pikat e autorizuara të 1art ose përmes bankës sipas faturës mujore.

A janë instalimi dhe pajisjet të përfshira në paketë?
Instalimi dhe router-i përfshihen në shumicën e paketave standarde.

Suporti Teknik dhe Kontakti

Ku mund të kontaktoj në rast problemi teknik?
Klientët mund të kontaktojnë shërbimin teknik të 1art përmes telefonit ose email-it gjatë gjithë kohës.

Sa është koha e reagimit në rast prishjeje?
Ekipi teknik reagon në kohën më të shkurtër të mundshme, zakonisht brenda ditës së raportimit.

Shtrirja e Shërbimit

Në cilat zona ofron shërbime 1art?
Aktualisht shërbimet ofrohen në Kryshec – Pejë dhe zonat përreth. Për informacione për zona të tjera, rekomandohet të kontaktoni zyrën e kompanisë.